Saturday, April 20, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikMjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve...

Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve

Faik Konica, një ndër figurat qëndrore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, është përpjekur gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë se tij të zgjojë mendjet e bashkëkombasve dhe ti japë hov ringritjes së Shqipërisë në nivelet e shteteve të përparuar perëndimore. Këtë ai e ka bërë nëpërmjet artikujve të publikuar nëpër gazetat dhe revistat e kohës, nëpërmjet shkrimeve letrare dhe poezisë, nëpërmjet veprimtarisë diplomatike në shtetet perëndimore, kryesisht në SHBA, vend ku ka mbajtur edhe postin e Ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë, si dhe nëpërmjet veprimtarisë atdhetare në organizatën Panshqiptare ‘Vatra’, në të cilën ka qenë edhe drejtues.

Veprimtaria e Faik Konices në mbështetje të kauzës shqiptare ka qenë e fuqishme dhe multidimensionale. Në një prej shkrimeve të tij publicistik Faiku do ti drejtohet bashkëkombasve të tij me këto fjalë: “Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve! Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë, jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.”

Fjalët e tij përngjajnë me një identikit të përsosur tonin, i cili na pëndjek pas edhe sot e kësaj dite. Këto fjalë janë një ftesë e hapur kundrejt gjithësecilit prej nesh që ti qëndrojë besnik atdheut dhe vlerave që na bashkojnë, sepse kjo është rruga e cila do ta çojë Shqipërinë në nivelin e kombeve të përparuar, jo të shkojmë pas njërit apo tjetrit me shpresën se ai ‘do ta bëjë atdheun’, apo më keq akoma, për interesa të ngushta e mediokre.

Libohova Post

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT