Monday, February 3, 2025
BallinaVitrina e libritMOIKOM ZEQO-KA NJË MREKULLI TË VDEKJES

MOIKOM ZEQO-KA NJË MREKULLI TË VDEKJES

KA NJË MREKULLI TË VDEKJES

Ka një mrekulli të vdekjes të saktë si ligjet
kur trupat tanë do të shpërbëhen në elemente
të natyrës,


ndoshta do të takohemi si ujëra nëntokësore,
si humus e kripëra te rrënjët e një bime,
që ajo të lulëzojë e të hapi petale
e të mahnitë gjithcka me bukurinë anonime.


Do të na lulëzojë eshtërat…
Ajme! Po shpirtrat vallë?
Si krijesa ajri do të enden nëpër re,
përherë të dy ndarë dhe asnjëherë një!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT