Tuesday, February 4, 2025
BallinaVitrina e libritEnertin Dheskali--TI MË KTHEVE NË ERË

Enertin Dheskali–TI MË KTHEVE NË ERË

-TI MË KTHEVE NË ERË-

Sot të erdha pranë si një frymë pranvere,
Lëkurën tënde përkëdhela me afsh anekënd
Malli për ty më ktheu në puthje ere,
Që në buzët e tua të vogla zuri vend.


Preka drithërimat e tua në lëkurë e në shpirt,
Në gushën tënde skicova me buzë një flutur,
Me frymën e ndjenjave t’i putha ëmbël sytë,
U skuqe, e mu duke më e bukur…


Si fllad i lehtë fluturova përreth teje,
Kindat e fustanit t’i bëra të vallëzojnë,
Ndjeva mallin tënd, pas meje të rendte,
Më ktheve në erë që përjetësisht të kërkon…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT