Sunday, January 26, 2025
BallinaVitrina e libritAjne Iberhysaj-Brenda vetes

Ajne Iberhysaj-Brenda vetes

Brenda vetes

Më përcjellin sytë e tu të etur
Përpijnë nektarin e dritës
Lotin ma kthejnë në hare
Edhe diellit ia marrin rrezet në përqafim.


Fjalët e heshtura shpesh ta zënë frymën
Trishtimin ma pikturojnë si një telajo dashurie pa fat.
Shpirti nuk bezanë!
ç’ rëndësi ka bregu i pikëllimit


ç’ngjyrë kanë sytë e ylberit të humbur
Pas shiut në kodër të diellit?
Kur shpirtin e djegin shikimet memece.
Të ngrira në dritaren e prirjes…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT