SA HIJE TË PASKANË
Sa hije të paskanë, flokët ty gërshetë,
Çfarë ke nën këmishë,të duken përpjetë,
Me dy sy të bukur, me shikim të vretë,
Si harqe i ke vetullat, qerpikët shigjetë.
Ah moj xhane ti, shpirtin po ma tretë,
Po më djeg si prush, dhe po digjesh vetë,
Për ta shuar zjarrin, duhen dy tre netë,
Do ta derdhim mallin, si shiun nga retë.
Sa hije të paska, fustani ty me pala,
Kur ti ecën rrugës, del e gjithë mëhalla,
Nga buzet e tua, mjaltë të del fjala,
Desha që të flisja, por unë dot s’të ndala
.
Sa hije te paskanë, këpucët me taka,
Duke ecur lehtas, tunden vithet mbrapa,
Kanë zili kur shohin, pleqët edhe plaka,
Ndërsa djemtë e rinj, po digjen nga flaka.
Hajde ti moj xhane, hajde tek unë sonte,
Se jo vetëm zemra, por shpirti ma donte,
Kur këndonte bilbili, thëllëza e kërkonte,
Një puthje të ëmbël, donte ta provonte