Kurrkund.
Kurrkund sdo më shini të çapitet
Pas hijes së shpirtit të rrejshëm
As të shplahem si gota e verës
Duarve kur ma heqin, i dejshëm!
Kurrkund sdo jem i palottë me mallin
Për ç’humba e lash udhëve pa udhë
Ç’qelizë vdes te unë, aty kam hallin
Se mëngës së zotit i mbetem si rrudhë
Vonë e mësova, unë emrin tim
Kur blumarrimi i qiellit më pa të hutuar
Në çast i qepa zemrës, pa hezitim
Çdo plagë të çelur, dritë munguar
Kurrkund skeni pra për t’më parë
Që vdekjes ti lutem si pusi një drite
Se un’ i palottë s’mund të jem i gjallë
Sytë do m’verbosen diellit që sitet!