Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritRenxhinald Ruli-Kafka

Renxhinald Ruli-Kafka

Kafka

Nga koka mendimtare ku mishi dhe gjaku e vishnin,
tani ska ngelur me asgje,
vecse disa zgavra bosh pa jete
por dikur ishte e plote dhe jeta ne te gjalleronte
dhe gjaku dhe mishi asaj i perkisnin.

Nga balli jane zhdukur rrudhat qe flisnin per vjetersine
sa here ne to shprehej lodhja por dhe gjurmet e urtesise.
Dhe syte kane ikur kane marre dhe shkelqimin
me to shprehej shpirti si pasqyre qe falte ndricimin.

Zbrazetia dhe boshlleku kane ngritur folene
ne kafken e shkretuar humbja dhe vdekja flene.
Kafka ska me as goje, as gjuhe qe te flasi
buzet jane zhdukur, dhembet qe slevizin nga era kercasin.

Kjo kafke e shkretuar dikur ka qene krenare
nuk ishte e heshtur por qeshte dhe qante.
Degjonte kenge qe preheshin ne veshet e saj
nuhaste te bukuren dhe vishej e embelsohej me puthje e vaj.

Sa here perplasej me ligjerata e vendime
tani ndihej vetem e larguar dhe jetime.
As dielli, as nata as shiu as bresheri
kafka smund te levizi, por vecse te heshti.

Kohe e larget kur koka nuk qe bere kafke
edhe pse te dyja s’e donin njera tjetren dhe pse flinin bashke.
Koka se deshi kafken, pa te sikur te jetonte
kafka nuk merzitej, por kohen dot s’ndalonte.

Ne boten e te gjalleve ku koka triumfonte
cdo dite qe kalonte, kafken e harronte.
Ne terrin e eresires, s’mund te depertonte
aty flinte kafka nga gjumi dot s’e zgjonte.

Kur kafka u zgjua qe mbi toke te kthehej serish,
aty skish me gjurme as kujtime lumturish.
Ashtu e zverdhur dhe ndryshkur nga dheu
nata e ktheu mbrapa dhe driten i nderpreu.
Me balte te lagesht u mbulua kafka verberisht
me eresiren e thelle u pajtua perfundimisht.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT