Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetit Sahit F. Osmani

Çaste poetike me vargjet e poetit Sahit F. Osmani

VETË E KEMI FAJIN

Përplasje domethënë kërcitje e diçkaes
Mos o zot të jetë të kërciturit e trurit
Dhëmbët si grila çeliku për rreth gjuhës
Hakmarrshëm frymën e jetës të ndalin

Kërcitje a përplasje zënkash s’di se si
E çarjes së trurit a rrëshqitjes së gjuhës
Kërcasin eshtrat deri në palcë si breshëri
Zili e çmendurisë për mbrojtje të fjalës

Vetë e kemi fajin për pakujdesitë kyçe
Kur flasim pa na dhënë ndonjë shenjë
Mendimet e lira gjenden në udhëkryqe
Sipas shenjave të semaforëve rrëfejnë.

E GJATË DHE E PAFUND 
MBETI PRITJA

Erdhe pas fjalës së bukur
Mbështjellur me tis metafore
Mbyllur në guaskën e dritës

Ishe si valë deti që vjen lehtas
Dhe takohet papritur me shkëmbin
E trembur ngjiteshe përpjetë
Sikur doje t’i prekje qiellit retë

Ato veshur me rreze diellore
Preknin stërkalat e tua
Krijonin dallgë dashurie

Ti magjepseshe pas veshjes së tyre
Ylberë të lidhur gërshetë

Unë tè prisja si përherë
Te gjerdani i mtaforave
Me tisin tënd të mbështjellë

Kisha frikë mos e grsija
Kisha frikë mos e këputja
Kisha frikë mos të humbisja

E gjatë dhe e pafund mbeti pritja.

NË KËRKIM TË DRITËS
KU ÇEL FYTYRA JOTE

S’dua të jem si ti por të adhuroj
Për heshtjen tënde mirësinë që ke
Durimi të ka dhënë frutin e pjekur
Athëtimi vjen nga padurimi ynë

Nga pemë e jetës të cicëron bengu
Në bisk të dashurisë ku pikon vesa
Aty ku ngjizet e mrekuĺlon jeta
Aty ku frymon shembëlltyra jote

Unë bie si gjeth i zverdhur në vjeshtë
Me vargjet që shemben si penda rëre
Vetēm dashuria do të mbetet përjetë
Në kërkim të dritës ku çel fytyra jote.

NËN HIJEN KU TI FSHIHESH

Rrezaton jeta me bukuritë e ssj
Krijon klimën që të hyjë në shpirt
Të hyjë aty ku s’mund të dalë
Deri sa mbaron përherë të fundit

Ti shihesh në sy e fshihesh nën hije
Gjersa gjithçka në jetë ndryshon
Të tremb shkëlqimi diçka ke prej errësire
Si urithi nën dhe shpupurit e gërmon

Në mes të natës në pikë të ditës
Edhe kur ulkonjat se ndalin ulirimën
Dimrit të rëndë kur të ngjethë mishtë
Ti mbetesh e tillë asgjë s’ndryshon

Se kupton që ke zemër në kraharor
Dhe zemra e ligë të bën gropën
E mira në jetë pret që ta rrezatojë
Nënhijen tënde ku ti qëndron.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT