Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritFetah Maliqi-Ç‘PO NDODH ME ËNDËRRAT TONA ?!

Fetah Maliqi-Ç‘PO NDODH ME ËNDËRRAT TONA ?!

Ka disa net e ditë
nuk bëra gjumë fare,
tërë ditën bredha, su ndala,
tërë natën u solla e u pështolla,
të themi, si zorra në prush.


Herë, herë më vinte në kokën time,
për ta shuarrë të gjithën,
herë doja që asgjë të mos digjet
edhe me shumë në prush.


Mbrëmë u dogjë edhe ajo pak
pik pjesë të pambuluar të fatit
që askushi se priste,
edhe pse ishte mysafir i paftuar.

Ç‘po ndodh me ëndrrat tona?!
Pse sillemi sikur jemi në një bregdet
të braktisur, derisa deti tërbohet
me valë të dendura, pa iu bërë
asesi vonë për motin e rebeluar.


Nga të gjitha netët e vjetruara,
sonte kam mbetur si i mjerë
në këtë sofër të përmbyllur,
vetëm me ëndërr e trishtët
e rrethuar gjithandej vetëm!


Ç

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT