Saturday, June 28, 2025

Meri Bo-Tani

Tani,

jam duke kërkuar një fëmijë,
që e humba në verën e shkuar.
Ai,
u harrua në lojën e tij të rërës
dhe duart mbushur diell.


Sa një guackë,
ish bota e tij dhe sa një libër i hapur,
prej gërmash dhe fjalësh të gurta.


Uji, kripa dhe era,
ishin gërmat e para të këtij libri,
ndërsa imazhet, ishin simbolika të mbytura.


Mu bë një shekull
në kërkim të këtij fëmije vere
dhe ende s’po e gjej.


Mundet që zëri i tij, të më thërrasë
mbas leximit të parë dhe kjo më ngushëllon !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT