SA AFËR E LARGËTA!
Sa afër më erdhi e largëta!
Një dimër në nisje
Palmave të qytetit ngjyrën e tij ua kishte veshur…
Ecnim thuajse të përqafuar e palmat na u bënë çati, ku
avullin e njëri – tjetrit rrëmbenim…
Kurmi i saj fluturonte, si zgjim nga një rrug e largët
Një gëzim i shpejtë, vëtëtimthi…i një ëndërre, zgjuar…!
Ja…, pranë meje…
E zhveshur, e
bardhë…
Ku përqafimi u bë dritë e natën
zbardhi..!
Ohhh, sa joshëse…
Një ëndërr e harruar
u kujtua, me puthje shpirti…
Qetsia e agimit binte mbi ne…
Dhe ne ecnim…
me vete ëndërrimet marim,
Dhe pas, arom e këndshme na ndjekë…