Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritArben R. Beka-Nderi i Arbërisë.

Arben R. Beka-Nderi i Arbërisë.

Nderi i Arbërisë

Ti ishe bir arbërori, o Gjergj!
S’i harrove rrënjët n’at qytet të madh
Kalove fusha e brigje rend me rend
Erdhe atje ku linde në tokën e yt atë.


I bëre bashkë princër e zotër
Në Lezhë e dhatë besën nuk u ndatë kurrë
Të mbronit vendin me zjarr e me hekur
Në gjoks mbanit shqiponjë e flamur.


Agu i mëngjesit të gjente në male
U vije prita armiqëve shekullor
Nata të zinte në kala në maje
Luftetarëve u ipje zemër e barot

.
Shumë luftëra bëre të gjitha i fitove
Strateg të madh të njohu historia
Evropes i dhe shembull nga do ku shkove
Fuqi e krahë të kish dhënë vet Perëndia.


Mbrojte Romën nga pushtimi Osman
I dhe famë e nder gjithë Arbërit
Trim mbi trima me shpatë e jatagan
Pasardhës i Pirros, Mbret i Epirit!


Ti je kryeheroi ynë, o i madhi Skenderbe!
Lavdija jote i reziston kohës
Emri yt rron sa t’ketë shqiptar mbi dhé
Je i gjallë në sheshet tona dhe gjithë botës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT