Kujtime nga Roma!
Kur shkova për herë të parë në Romë
Duke pritur në radhë, tek ambasada shqiptare
Brenda mendjes time u hap një dritare.
Nuk ishte dritare që shërben për ajrosje……
Ishte dritare, sinonim i një brengosje….
Nga stadiumet e kohrave, sa shum jetë i morët!
Për dëfrimin e “civilizuar të perandorisë,
Vrisnin njëri tjetrin gladiatorët.
Me kujtimet e leximeve
U futa në erresirën natë….’
Sinonim i energjisë negative
Brohoritjet e të “civilizuarve aristokratë”
Ishin dridhje të ulta të energjisë!
Kjo kastë “inteligjente dhe e ndritur”
Për të dëfryer vetveten me vrasje,
Kriminelët i hidhnin para luanëve te uritur!
Veshët po i mbuloja me shuplakë.
Një pastruese e shkurtër me fshesën e gjatë
Më buzëqeshi, dhe nuk më mori inatë……
— Kush e di se çfar halli ka emigranti?
Kështu ka menduar pastruesja zemër mirë.
Syte e saj sikur më thonin:
Kështu e ka kjo jetë more bir!
Me fshesën e pastrueses së thinjur
Nuk mund t’i fshija njollat e padrejtësisë!
As të dikurshmit e as të sotmit,
Që janë kundër ligjeve të Zotit.
I menduar para ambasadës së Shqiperisë në Romë,
U shfaq para meje një sfond psikologjik!
Në Spanjë po shijojnë luftimet me demat.
Demat vrapojnë me njerëzit tragjikomik!
Ata rrisin dema, dhe njerëzit luftojnë me dema!
Harrojmë se nuk jep fruta, kur thahet pema…..
Ata që komandojnë, nuk janë njerëzorë.
Na shtyjnë në çmenduritë apsurde!
Qeniet njerëzore, luftojnë me ato dema;
Ah çmenduria njerëzore si makinë pa frena.!
Arma e çmendurisë, shamia e kuqe.
Shumica e kafshëve vriten ose lëndohen.
Tifozë të ardhur nga e gjith bota,
Brohorasin dhe gëzohen.
E çfarë bëjnë këta mijëra njerëz?…
Çmendurinë e tyre e kanë futur në thes.
Me thasët e çmendurisë,shpirti i ngarkuar
Kërkon ndihmë për tu shkarkuar.
Herë tjetër do flas për boksin.
Çmenduritë e sporteve pa kuptim
Stresojnë dhe lodhin shpirtin tim .
Seriozitet i kalbur!
Serioziteti nuk ka vetëm një kuptim……
Ose më mirë të shprehëm:
Nuk ka vetëm një drejtim…..
Për tu dukur se është burrë serioz,
Fytyra e tij e vrejtur, nuk ka kuptim.
Asnjë buzëqeshje nuk e ka në buzë.
Fëmijën e tij në krah, asnjëherë nuk e ka mbajtur!
E dini se çfar serioziteti është ky?
Ky quhet seriozitet i kalbur!
Jeta me fatin është tekanjoze.
Kjo nuk është jetë seriose.
T’a marresh jetën ashtu siç të vjen,
dhe të ecësh përpara pa frikë.
Ky është serioziteti qe kemi nevojë.
Një seriozitet i mbushur me dritë.
Vështirsinë ta shtrydhësh siç shtrydh limonin
Kjo është ajo që do dëshironim!
Realitetin shikoje në sy.
Në ndodhtë e kundërta:
që veshtirsia të shtrydh ty……
Si quhet ky seriozitet?
Do t’a quaja seriozitet pa ndjenja.
Seriozitet pa zemër, pa veshë dhe pa sy!
Zjarri i këtij serioziteti është shuar.
Ah ky brezi im,
që vjen prej partisë së punës!
Nuk arriti t’a bëjë pastrimin e shpirtit,
prej të gjitha formave të dhunës.
E duam shqipërinë si gjith europa!
Kjo shprehje u rrëzua, dhe ra tek gropa……
Europa në vetvete e rrëzuar mbetet
Nuk udhëhiqet nga drita e vetvetes
AH këto hijet e padukshme
Edhe europën perëndimore e
komandojnë!
Si mund të quhet ky seriozitet?
Tragjikomedia e kohës që jetojmë.
Tek brezi i sotëm
duhen hequr presionet energjitike
Relaksohu Evropë, relaksohu Shqipëri!
Shpirtin pastroje, mbushe me energji
Europë, mos u merr me punë të kota
U imponon njerëzve të hanë insekte!?
Si e ka emrin ky seriozitet?
Çmenduria e hijeve në pushtet.