Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritMeri Mezini-"DASHURI TË FSHEHURA TË PAPREKURA KURRË

Meri Mezini-“DASHURI TË FSHEHURA TË PAPREKURA KURRË

“DASHURI TË FSHEHURA TË PAPREKURA KURRË

Në rrugë pashë dy sy të bukur,
lëshonin xixa a nxirrnin zjarr,
ata u përplasën në sytë e mi,
brenda tyre u ndez një flakë.


Në gjunjë u ula fryma ndaloi,
nuk kishte Zot zemrën ta ndal,
dridhjet e saj shpirtin tronditën,
çohem ndjek sytë që më panë.


Nata si pus më zuri rrugën,
ejca e turbullt mbi tortuarë,
dritat e qytetit filluan të fiken,
ata sy u larguan më nuk i pashë.


Kaloj ç’do natë në atë rrugë e heshtur,
dua ti shoh ata sy të zjarrtë,
dua të futem unë brënda tyre,
të digjem e tëra në atë zjarr.


Kisha dëshirë ti puthja në heshje,
ti tregoja dhe unë po digjem zjarr,
sa herë përplasem me ta në heshtje,
më shofin ëmbël po gjë s’më thanë.


Dashuri të fshehura të paprekura kurrë,
gjithmon një shpirt i bukur i mban,
këto janë sekrete që i mban zemra,
dhe pse në heshtje ai prap i mbanë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT