Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritSahit F. Osmani-NË JETËN TONË TË PËRBASHKËT

Sahit F. Osmani-NË JETËN TONË TË PËRBASHKËT

NË JETËN TONË TË PËRBASHKËT

Sa ajër ka hyrë nëpër mushkëritë
sa gjaku ka rrjedhur nëpër zemër
bashkë me mjerimin e pikëllimin
bashkë me dashurinë e urrejtjen


Sa shumë përqafojmë njëri-tjetrin
disa me fytyra të buta e të ashpra
s”e kush më të fortë e ka goditjen
e hile në jetën tonë të përbashkët


Duart rrokin armët shkathtësisht
të drejtën njerëzore që t’ godasin
sa ajër ka hyrë nëpër mushkëritë
sa gjaku ka rrjedhur nëpër zemër


Sërish qëndrojmë lindim e vdesim
me mirësi e pastërtinë shpirtërore
përbashkuar thërrasim njëri-tjetrin
sa më larg hipokrizisë çnjerëzore!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT