LOTËT E NJË GRUAJE.
Ecte kokë ulur,
në rrugën qe dredhonte gjarpërisht,
ku dikur kish kaluar
nuse me dasmor.
Po kthehej mjerisht,
e ndjekur nga fati mizor.
I padrejtë për të ,
ky fat jete.
Rruga lagej
prej lotëve të pafajshëm
të një femre..
Martuar në një familje
opskurante,rrënjë dalë,
e dëbuan nga shtëpia,
se nuk bënte djalë..
Kjo botë po digjet,
në ferrin e padrejtësive të tejskajshme,
vallë kur do ndalen
lotët e grave të pafajshme?!