Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritGafurr Bytyqi-SHTËPITË E ZBRAZËTA

Gafurr Bytyqi-SHTËPITË E ZBRAZËTA

SHTËPITË E ZBRAZËTA

Hijesime të shurdhëra që shtrihen gjithkah
Si djerrina kohe në tokën arbërore
Në qetësitë e korbëta tmerri flatrat rrah
Të thotë se dhembja godet rënd si prore.


Frika ther thellë kokës sikur për t`kujtuar
Kush gjatë këtej mungoi i harroi këto dhera
Në një pezm të madh nofulla rri shtrënguar
I gjor n’kulm lëngimi stepur i sterrtë te dera.


Ata poshtë-lartë sillen e unë një që shkruaj
Të futë t’gjallë në dhè një jehonë nga jashtë…
O,pikë e gjakut tim mos humb në asnjë t’huaj!
Pushoni ju thika e thika t’therni n’timin asht!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT