Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-Ka pasur raste..

Mimoza Maria Ajdhoni-Ka pasur raste..

Ka pasur raste..

Ka pasur raste që më kanë “thyer,”
ka pasur raste, unë e di,
kokën e ulja, dhëmbët shtrëngoja
dhe nga fillimi…përsëri.


Ka pasur raste që fati qeshte,
zgërdhihej me mua si i marrë,
kur në një tog brengat i mblidhte
dhe përmbi shpinë mi bënte barrë.


Ka pasur raste, nuk e di kush,
e quajne fat apo kismet,
sapo ti lind planin e bën,
ç’prova dhe sfida do kesh në jetë.


Këtë e dija, e dija mirë,
asgjë s’mund të ndryshoja dot,
i flisja vetes…çohu lufto
dhe mos u mbyt në tëndin lot.

Se jeta luftë është e pafund,
i armatosur aty do vesh,
me guxim, forcë dhe këmbëngulje,
në do fitoren në xhep ta kesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT