Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Limaj-SHËN POEZISË

Natasha Limaj-SHËN POEZISË

SHËN POEZISË


Fajtore, të merrja “ lodër “,
Seriozisht, kuuurrë… vlerësuar..
Për gryke , kur m’u mbështolle
Sa qënkemi dashuruar!..
E duaa…, frymëthithjen tënde
Ashtu si do tokën fara…
Edhe, pse lëndinës sate
Më shpërthen vrullshëm e qara…
Duart , grusht, të të largoj
Tiii…, “ gjarpërushe “ mbi mua…
Te zoti dërgoja lutje,
Hiqma dhe , pse shumë e dua…
Jooo…, për gjë , por kam shumë brenda,
Të regjura mirë në gjak.
Përvojë , gjëndje, emocione
Lermë, sa t’i derdh në varg…
Sythëza fryrë, plasaritur,
Hapur gojën, të çeliten..
Ngjeshur me “ ahe “ të shpirtit,
Nga të ngjajshmit të përthithen…
Me përgjërim , lermë-lermëëë…
Jo dehje , prej kënaqsisë..
Por , akomaaa.. , s’ia kam “shtrydhur”
Të gjitha , SHËN POEZISË!….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT