Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-Atdhe, pse të dua?!

Zymer Mehani-Atdhe, pse të dua?!

Atdhe, pse të dua?!

Gjithçka që shoh me sy
E që të takon Ty…
Krejt është me rëndësi


Njerëzit edhe gjuha
Kështjellat dhe kullat
Ujëvarat dhe gurrat


Kreshtat dhe bregoret
Kodriçet, sukoret


Dashuria për Ty ushqehet
Dhe në lapidarët, monumentet
Dhe në epitafet për dëshmorët
Dhe në Flamur tonin,
Në krahë të Shqiponjës


Të dua, Atdhe…
Dhe për lotët, vuajtjet
Që ma bënin zemrën helm
Pse të desha dje
Pse të dua sot
Ty t’kam fe dhe Zot


Të dua, Atdhe…
Për fushat dhe malet
Për lumenjtë, liqenet
Për bjeshkët dhe detet
Për gjuhën shqiptare
Historinë kombëtare

Për lulëkuqe, varre
Për heronj, dëshmorë,
Për nxënës, minatorë,
Për studentë, punëtorë
Të dua truall arbëror
Je në botë më i miri
Dhe gur xhevahiri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT