…Krenare e bukur, e paarritshme edhe sot, kur kalon gjithmonë para lokalit ku pinë kafe sidomos meshkujt e bllokut të lagjes së saj.
Dikush që e njihte qysh në rininë e saj të parë, ” zbërtheu” portretin dhe karakterin e saj, pasi u largua silueta tutje në hapsirat e bllokut të lagjes ku banon…..
Nuk ka për të kerkuar kurrë që të qëndroni me të se vetë jeta që ajo ka kaluar tërë periudha e saj e ka mësuar që asnjëherë nuk i është gjëndur dikush pranë në ato raste kur ka patur nevojë por i ka përballuar vetë.
Është aq krenare dhe gjithë jetën ka qënë më se e mjaftueshme e pavarur kur ka marrë vendime të rëndësishme në jetën e saj sa nuk ka patur nevojë dhe as që e ka menduar se mund të varej nga dikush, apo të mbështetej tek dikush.
Kështu është gatuar Ajo. Kur ka patur nevojë nuk i kanë ardhur njerëzit për ta ndihmuar me “frymën e magjisë”, por ajo ka punuar me problemet që ka hasur në jetë dhe ka arritur në një zgjidhje optimale për të. Për këtë Ajo ka luftuar me forcë dhe me vullnetin e saj të brëndëshëm.
Krenaria e saj nuk e lë që të rrijë me të edhe pse shpirti i saj i brëndshëm ka nevojë për dike edhe pse ajo me vete e mendon atë se e do që të ketë dike por fiton krenaria e saj, krenaria e femrës së pamposhtur.
Midis njerëzve që e rrethojne atë, që e njohin deri në thelb atë ka të tillë që e duan vërtet për të vetmen arësye se Ajo është vetvetja dhe e reflekton atë aq bukur dhe aq thjeshtë.
Është e bindur se njerëzit që e rrethojnë atë, ata të paktët që e duan vërtetë kurrë nuk mendojnë braktisjen që mund ti bëjnë në rrethana e situata të vështira për të.
Për këtë ajo ka siguri dhe mbeshtetet tek ata.
Duke e njohur në thelb krenarinë e femrës, që fshihet thellë në shpirtin e saj, di të dallojë njerëzit dhe nuk ka për të luftuar kurre për një njeri, në rast që edhe ai nuk i përgjigjet me të njëjtin temp dhe të luftojë me të.
Femra krenare që sapo u largua nuk kërkon një lidhje të lehtë sipërfaqësore, por një lidhje të vërtetë, që të dy Ai dhe ajo të gjenden në çdo çast njëri tjetrit.
Në momentin që e ndjen se nuk mund të permiresohet vetëm nëqoftëse ajo e bind të qëndroj dhe bindet dhe ajo vetë tek Ai mund të vazhdojë lidhjen.
Në rast të kundërt kërkon vetë tju shikojë duke ikur nga lidhja e saj, edhe në rastin që ju ja keni rrembyer zemrën, por zemra e saj kurrë nuk thyhet. Nuk pranon kurrë rikthimin dhe aq më pak ndenjën në këto momente….
E tillë është mikja ime e hershme.
….Ra qetësi e thellë në tavolinë të gjithe në syte e tyre ishte ngritur një “mit” i pathyeshëm, i pa arritshëm…..