Kosova do të marrë pjesë me katër xhudistë në Grand Slamin e Parisit, që pritet të fillojë nesër. Njoftimi ka ardhur nga Federata e Xhudos e Kosovës.
“Ekipi ynë nesër dhe pasnesër paraqitet me 4 xhudiste në njërën nga garat me prestigjioze të vitit, në Grand Slam Paris. Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga 5 kontinente, plot 82 shtete, 520 garues, nga të cilët 315 meshkuj dhe 205 femra. Nga Kosova do të ndeshen këto xhudiste 1. Distria Krasniqi (-52 kg) 2. Flaka Loxha (-57 kg) 3. Laura Fazliu (-63 kg) 4. Loriana Kuka (-78 kg) Distria, Flaka dhe Laura ndeshen nesër kurse Loriana pasnesër”, ka njoftuar FXHK.