Endrra në Udhëkryq
Patjetër vitet do bëjnë të veten
Pleqëria sigurisht do fillojë një ditë
Më pak veshët do kapin përshëndetjen
Horizontin më pak do rrokin sytë.
Sigurisht pa rënë s’do ngelin dhëmbët
Lekura më shumë do ketë rrudha
Pa prekur s’do mbeten as duart e këmbët
Më e gjatë do duket nga lodhja udha.
Do fillosh të bëhesh më shumë nostalgjik
Do prekesh për një lëndim sado të vogēl
Dhe në biseda të lira do bëhesh nevrik
Zërin do ngresh në debat mes shokësh.
Dhe gjumin më s’do e keshë të qetë
Disa herë do ngrihesh gjatë natës
I trembesh freskisë së njē puhie të lehtë
Po kaq sa djersitjes prej zhegut të vapës.
Mendja te rri sa e kam tensionin
Po sheqerin valle sa e kam ne gjak
Mendon a do rritet këtë vit pensioni
A do bëjë këtë vit qeveria gjel dhurat.
E fillon pasaj nga profecitë
“Do prishë koha” – mburresh këto ditë
Nga vranësira të dhëmbin kocka e brinjë
Prej kollës së thatë dhëmbin mushkeritë..
Pa fillon pastaj krekosjen mes shokësh
Mburresh se ke bërë kushedi sa mrekulli
Me rrena kërkon të tjerët të ngopësh
Dhe rrenat tuaja beson dhe vetë për çudi.
Se shpejt vjen pleqëria s’ka dyshim aspak
Por do zoti ardhtë për së mbari e bardhë
Mos ndërroftë jetê njeri pa u bere plak
Jetë mos ndërrofte njeri pa trashëgimtarë.