Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritJan A Kosova-ILUZIONE DASHURIEJ

Jan A Kosova-ILUZIONE DASHURIEJ

ILUZIONE DASHURIE

Mashtrohemi nganjëherë si fëmiu pa faj
Por kjo botë nuk është sikur në përralla
Se iluzione ka shumë e injorancë pa skaj
Dashuritë e pafundme janë shumë të rralla


Mashtrohemi nganjëherë si fëmiu pa faj
Mirëpo nuk është kurrë si në përralla jeta
Se urrejtje ka shumë dhe përbuzje pa skaj
E janë shumë të rralla dashuritë e vërteta


Mashtrohemi nganjëherë si fëmiu pa faj
Ndoshta në jetë s’ndodh asgjë rastësisht
Për ty ruaj thellë në zemër dashuri pa skaj
E përtej çdo kufiri ty të dua pafundësisht

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT