EPOKA E RE.
Të them të drejten nuk e di
Kush e shpiku i pari termin skllavëri.
E marr me mend se retiljanët satanistë
gjithmonë kemi jetuar në skllavëri
Si në komunizëm, ashtu në kapitalizëm.
Gjithmonë e njëjta djallëzi!
Me besime fetare të gënjeshtra
Me ateizëm të gënjeshtër dhe zemrak,
Na e kanë futur frikën në bark.
Unë besoj në Zotin, Krishtin dhe frymën e shenjtë.
Nuk besoj tek asnjë papë i vatikanit
Dikur me kryqzata dhe luftra fetare
Vrisnin grabisnin kudo nëpër
botë.
Sot vatikani ka bankën e vet.
Pa punuar është bërë i pasur.
Është shtet brenda shtetit i fortë.
E ardhmja do ndryshojë me siguri,
Jo vetëm për ne si shqiptarë
Në planetin tokë, për gjithë botën mbarë,
Po vjen një epokë e re.
Po vjen me të riun, sistem financiar.
Me teknologji të shenjta dhe të avancuara.
Edhe ne shqiptarët, stërnipat e Skënderbeut,
Do të jemi dëshmitar të epokës së ndritur.
Të pastrimit të ujit, ajrit dhe dheut .
Kjo që them, nuk është utopi more shokë!
Në epokën e re, që do na i çeli sytë
Eliminohen çentralet bërthamore në tokë.
Nuk do ketë më luftra, paqja do mbretërojë.
Asnjë sëmundje nuk do ekzistojë.
Shumicën e sëmundjeve, satanistët i sollën!
Çdo njeri, u bë klient i farmacive!
Epoka e vjetër, një makth që po përfundon’
Kjo që them, nuk është një utopi
E drejta të jetojmë si njerëz po afron
Pa luftra, pa sëmundje dhe në liri.