AH SHQIPËRI E MJERA SHQIPËRI!
Na kanë vuajtur, gjysh prej gjyshi
Më pas njëjtë dhe, prindërit tanë,
Sot ne vuajmë, sikurse gjyshërit,
Kurbeti rrëmbyer, kufijve matanë.
Politikanët për jetën e vet, luksoze
Rjepur lëkurën, shpirtin na ka vrarë,
Bëj si them unë, thonë si prej hoxhe,
Po na brejnë kockat, ne akoma gjallë.
Ah o Shqipëri, moj e mjera Shqipëri
Thonin prindërit, kur do bëhesh vallë,
Përjetuan heroizëm, ca në burg të zi,
Tortura çnjerëzore, se një fjalë thanë.
Burri burgut, gruaja vetëm shtatzënë
E internuar vënd më vënd, transferuar,
Fëmijët pa bukë, mjerimi keq të zënë,
Kohë e spiunazhit, si kuskutë penguar.
Ah nënë Shqipëri, o nënë e heroizmit
Ç’të kanë parë sytë, e prapë të shohin,
Kur rrezet e tij të hapë, Diell i mirësisë,
Gjetur nga u vjen e keqja, tu thahet loti.
Lum ata breza të ardhshëm, më vonë
Që do përjetojnë, Atdheun të bashkuar,
Zoti mrekulli zbritur, do të vijë një orë,
Lindur Skënderbe i dytë, Atdhe i bekuar.