Monday, June 30, 2025
BallinaVitrina e libritFatmir R Gjata-Liri

Fatmir R Gjata-Liri

Nuk jam profet dhe as njeri i shenjtë
As filozof të flas për njërëzi
Por shkruaj për çfarë kam të shtrenjtë
Për gjëra që kam parë edhe i di.


Pastaj në s’ju shërbejnë punë tjetër
(Poetë ka aq shumë në këtë botë)
Disa kanë mbetur vetëm në letër
Disa, të bëjnë të qash mbushur me lot.


Po unë s’e di as vetë përse shkruaj
Dikush mbase e quan veç dalldi
E ndoshta duke qenë në tokë të huaj
Flas pakëz veç për mall e dashuri.


Gjithmonë kam menduar, mjafton pak
Të duash gjithçka sheh në këtë jetë
E mira dhe e keqja janë në gjak
Çfarë zgjedh çdokush e shkruan vetë.


Dhe unë e shkruaj çdo ditë e pambarim
Të jesh i drejtë e të të thonë njeri
Mjafton vetëm të gjesh paqë e gëzim
Kur ndien veten të lirë në dashuri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT