…Erdha si dikur të të gjeja. Të kërkova kudo në çdo rrugicë të lagjes tonë…..
Mos ik kështu pa u përshëndetur. Kaq shpejt harrove.
A nuk ishe Ti që lexoje e para rrjeshtat e mia plot pasion??!!.
Kur më ndreqje gabimet e mia ortografike si pasojë e emocioneve të çastit të thurrjes së atyre rrjeshtave.
Sapo une vonoja rrjeshtin e rradhes ti ankoheshe dhe binte zilja e telefonit, dridhej dhe nuk pushonte deri sa ta merrja diku te hedhur pa kujdes ne ndonje cep, degjohej zeri i dridhur:
-Jam une, me mungon rrjeshti yt.
Ishte nje vonese e vogel dhe ti ankoheshe pse nuk erdhi ai rrjesht qe ti e prisje me aq endje.
Shume here ti ja kaloje edhe Diellit per te me thene mua :
-Miremengjes.
Kur me mungonte motivi per te zhubravitur disa rrjeshta, kur ne fakt ate dite nuk kisha muzen e nevojshme, ndihesha i zbrazet ne shpirtin tim, i shteruar, si shkreterira qe nuk ka ndjere puthjen e shiut te pritur me aq padurim, ti gjemoje vije si rrebesh i plote dhe derdhje detin e bukur te pasionit tend ne shpirtin tim.
Dhe pikerisht ky det behej muza ime, frymezimi im.
Harroje si me therrisje i marri, i dashuri dhe here here me shaka me therrisje erdhi romantiku im…
Te gjitha keto qe te thashe me lart, fjalet, epitetet apo premtimet e dhena tere pasion, vetem kjo nate ketu ne dhomen e erret te hotelit i treti.
Vendin e zuri erresira, hije qe me ndoqi nga pas keto dite ketu ne qytetin e ngurte,.
Pyes une:-Ku je ti, pyet, hija qe me ndjek :-Ku je ti dhe nata e gjate pyet:-Ku je ti.
-Mos Ik. Kjo fjale shuhet ne kete erresire pus, kjo erresire e vret kete fjale.
…..Ti nuk mund të ikesh dot megjithëse ke thënë mbase në heshtjen e thellë:
-Lammtumirë!!.
Mos harro premtimin e dhënë në ato çaste pasioni:
-Jam e para që përpij rrjeshtat e tua!!.
Mos harro dikur këtë premtim solemn ke dhënë…!!