Saturday, September 7, 2024
BallinaVitrina e libritSyhejl Havolli-ASGJË NUK KAM T’I FAL

Syhejl Havolli-ASGJË NUK KAM T’I FAL

ASGJË NUK KAM T’I FAL

I tëkurrur nga ngricat
Po trupoj Prishtinës


Këpus shesheve të qytetit
Ndalem para vitrinave
Derë më derë, prag më prag
Ilaç për Shpirt kërkoj


Askush nuk ma vret vetminë
Ajo i ngjan gurit të ftohtë
Akullit që nuk shkrin
Ujit që nuk rrjedh


Nuk e di kah të nisem
Bregut të Dhembjes
A bregut të Shpresës


Tash
Asgjë nuk kam t’i fal
Pranverës që do të vijë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT