Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Ilirjana Gashi

Çaste poetike me vargjet e poetes Ilirjana Gashi

Veti e munguar

Njerzillëk ku mbete
mirësi ku u trete
në skaj t‘pa ftyrësisë
apo në mexhlis


Njerëz pa njerëzi
mbanë kjo botë tani
disa haptas të kanë inat
disa kinse të urojnë fat


Ç’është kjo çmenduri
ç’po të ndodh oj botë
njerëzore
në shtëpizën e kafshës
jeton njeriu prore


Njerëzillëk na humbe
në mes të njerëzimit
i pasuri mund të varfërin
frikacaku trimin

Nanë

Tek ti gjej mbështetjen
nga shtytjet e dhimbjeve t’mia
nga dalldisjet e fortunave
të kësaj jete nanë


Tek ti më qel behari
më largohet n’shpirt mërzia
ma kthen n’zë gëzimi
të timen ofshamë


Tek ti n’gjirin tënd
gjej qetësinë e jetës
nga lodhja e t’vërtetes
Që m’gllabëroj


Tek ti nanë un prehem
si n’paqen e Zotit
të lutem më mbajë
e m’lejo fortë t’shtrëngoj


Nën këmbët e tua
Xhenetin e gjeta
du të rri aty
se më mirë s’kërkoj.

Pa vello nuse u bëra

T’bëhesha nuse ëndërroja
me fustan të bardhë biluri
pajën time do ta shtrija
kur të shkoja un te burri


Derdhja lot që lija nanën
n’shpi e vetme qysh me rrnu
nuk ka kush t’ja bëj hyzmetin
e shkreta m’pati veç mu


Duro babë thash bija jote
nuse bahet po s’të harron
çdo ditë n’mendje
e n’zemër të kam
edhe pse larg teje shkon


Erdhën krushqit të të marrin
me daulle ,çifteli
me tradita e zakone
po të çon nuse baba ty


Fustanin e nusërisë
shkova të vishja
n’dhomën time n’kat të 3-të
kur papritë ndëgjova krismat
ishte viti 98-të


Ç’është kjo zhurmë
me za bërtita
fillun dhe lotët me m’rrjedhë
atë ditë kishte fillu lufta
fatin tim ata ma prenë


Ditën e martesës time
dikush më paska mallku
atë ditë m’përcolli baba
pa vello nuse m’çoj mu

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT