Të dua!
E kam përseritur disa herë
Në dashuri jam si vullkan!
Dimri ka vapë nga unë…
Mos më lavdëro asnjëherë.
Dashuria nuk lind që t’a lavdërosh.
Jam një akullnajë në verë,
Për të freskuar ty dhe veten
Dashuria nuk futet tek shkenca
Që kërkon të vërtetën
Edhe pse të vërteten, nuk e kërkon
Dashuria e ndjen dhe të
largon.
Pa qenë i vërtetë, nuk e pushton.
Dashuria si gjaku, më rrjedh në deje.
Vera ka ftohtë prej meje.
Në gjumë dhe zgjuar çmendem prej teje.
Të jesh e dashuruar
Nuk e ke për detyrë…..
Kuptoje njëher e mirë
Dashuria vjen pa urdhëra dhe dekrete.
Dashuria nuk futet në dosjen sekrete…
.
Bukurine t’a fali Zoti,
Që të mos e mbash për vete!
Të të them diçka, e ndjej si detyrë
Nuk shuhet zjarri duke pështyrë.
..
Beso në Zot, beso dhe në mua
Të dua të lumturuar.
Dashuria ka zakonin e saj
Nuk na pranon të
robëruar!