Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritGerta Bandilli Becka-Filozofia e së dielës...

Gerta Bandilli Becka-Filozofia e së dielës…

Me gjysmë çmimi ishin sot mendimet,
edhe dëshirat,
po blerësit të rralluar,
numëronin qindarkat e fundit,
tepruar nga blerjet e ditës.
Edhe lakrat me gjysmë çmimi i blemë sot,
përgjysmë hëna
përgjysmuar gëzimet,
numrat përgjysmuar, idhnakë të progresioneve në rënie,
Me gjysmë çmimi dhe koha e mirë,
koha e keqe,
por e vetmja që kemi,
e blejmë me gjysmë çmimi,
kur nuk kemi,
paguajmë me rrudha,
thinja,
ngërce kockash,
miopi sysh,
dhe zemërplagosur kursejmë,
për veshjet e modës,
që shiten me gjysmë çmimi
vetëm në fund të sezonit….
Ndërkaq ajo gjysmë lirie
që kujtojmë se kemi
ishte shtrenjtuar goxha…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT