Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Xhindi-Sot

Mimoza Xhindi-Sot

Sot

Sot nuk e di ,
nuk e di ç’të flas.
Të gjitha fjalët e gjykimit shkuan kot ,
shkuan e vanë .


Se ti endesh përhumbshëm nëpër botë
ndërsa ne , kujtimi yt na mban gjallë .
I shoh njerzit të strukur në dimrin gri,
vetetimisht u kujtohesh ti.


Kanë frikë,si të gënjyer,
drejtësia e qelqtë,përkëmbësh u është thyer.
Portretin tonë aty shohim copash të çjerrë,
pas shpresës capojmë,shpejtojmë.


Jo,jo nuk e di ç’të flas!
Çuditë e çudisë po na mbulojnë.
E duam kohën moderne,
por s’po e kuptojmë?! ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT