Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritSanie Tushi RRokaj-DASHURI

Sanie Tushi RRokaj-DASHURI

DASHURI .

Hënë ku i ke fshehu rrezet ?
Në këto netë të ftohta
Çe bëre dritën e bukur
Pse e fshehe nëpër shqota.


Kalova tek rruga jote ,
Bashkë me zoqtë shtegëtarë
Të mirja dritën e yjeve
Dashuri ti bëja vargë.


Po rrugën se gjeta më .
A’së zoqtë shtegëtarë s’ma
Treguan …
Mendimet më ikën largë
Zemërën në det ma trazuan.


Dëbora zbardhi gjithandej
E ftohtë dhe pa dashuri
Zemra krejt më pushtoi
Nga malli kërkoja ty

.
Ti ike pa më thënë lamtumirë
Të prisja në mëngjezin plot freski .
Zemra më trokiste fortë
Kërkoja shpresë në dashuri .


Dashuria të bën të vuash
Se është më e ëmbël në botë
Por dashuria e tradhëtuar
Si pema kur e sharton që derdh lotë

.
Ne kuptoheshim gjithmonë me sy
Si dielli me rrezet e tij kur ndriçon
Zjarri i dashurisë u bë si ajka e mallit AGIMI uli kokën në heshtje vajton.


Në një pyll të dëndur me pemë,
E hodha zemrën për të mos gjetur më
Por ajo u kthye e më foli
Nga malli që ndjeja për të.


Zemra më buçet si valë deti
Që nuk dorëzohet as në stuhi,
Atë që kërkon e ke brënda vetes
Lumturia nuk vjenë siç e kërkon ti .


Në mes të pyllit dhe yjeve notova
Në mes të detit dhe valëve të tij.
Në mes të të ëmbëlave fjalë
Nëpërmjet mallit dashuri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT