Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-NATËS I FLAS....

Bukurie Bucpapaj-NATËS I FLAS….

NATËS I FLAS….

Natës sonte i flas si në përrallë,
Larg e treta dhimbjen, shumë larg.
Sapo muzgu puthi qiellin në mall,
Yjet i bëra fjalë zemre në varg.


Hënës plotësuar si portokalle,
I përflas me zërin e mëndjes.
Sonte mê vështroka si nazemadhe,
Shkëlqimi i saj ritual i zemrës.


Shtegtoj sfondeve qiellore,
Në piktakime, ku fshihet
Kënga e pakënduar prore,
Hologrami i lumturisë fashitet.
Në silueta të padukshme hyjnore.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT