NJERIU I SOTSHËM
Sa i çuditshëm është njeriu!
Në vend të fjalës sé ëmbël, ka mllef.
Në vend të urimeve, pa fjalë,
thashethemet i ka me thes!
Bëhet djall me flatra engjëlli,
në vend të uratave, mallkon.
Vret me dashje ëndrra njerëzish,
pastaj si i çmendur i predikon!
Sa i çuditshëm është njeriu!
Dritë tek syri i tjetrit kërkon.
Një jetë, me puthje kafshuese,
njerëzoren, ai kurre s’e përqafon!
Sa i çuditshëm, njeriu i sotshëm!