Më shumë se 76 orë pas tërmetit shkatërrues të së hënës që goditi Turqinë jugore, tre burra dolën të gjallë dhe të padëmtuar nga rrënojat në qytetin e Gaziantep pasi të afërmit dhe fqinjët iu bashkuan operacionit për t’i shpëtuar.
Mithat Tabur dhe djemtë e tij Ersin, 30 vjeç dhe Mustafa, 26 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një pallati tetë-katësh në periferi të qytetit të Ibrahimlit pasi ekipet e kërkimit i zbuluan në atë që kishte mbetur nga dhoma e tyre e ditës, shkruan CNN, transmeton lajmi.net
Gruaja e Tabur, Ayer, ishte vendosur në kuzhinë pa shenja jete.
Ekipet e shpëtimit tani po përpiqen të nxjerrin trupin e saj nga nën rrënojat.
Më shumë se 100 njerëz jetonin në ndërtesën e tyre dhe afërsisht një e katërta e banorëve dolën të gjallë.
Omer Kocok, një i afërm i të mbijetuarve, i tha CNN të mërkurën herët se kushërinjtë e tij ishin në gjendje të lidhnin kontakte me ekipet e shpëtimit përmes telefonatave – duke u dhënë atyre shenja jete.
“Ersin ishte ai që na thirri për ndihmë”, tha Omer për CNN.
Omer doli vullnetar për të gërmuar, duke ndihmuar punonjësit e shpëtimit në punën e tyre të mundimshme të shoshitjes së rrënojave.
Ndryshe, deri tash, numri i viktimave nga tërmeti në Turqi e Siri ka shkuar në mbi 21 mij