Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritAna Petani-Sa më mungon

Ana Petani-Sa më mungon

Sa më mungon

Sa më peshon ky urim

Ku ta zbraz,kujt t’ja dhuroj

Veç një foto para syve

Ty s’të kam të të përqafoj

Veç një foto dhe kujtimet

Ato treten në mes lotësh

Ti ëngjëll në parajsë

Unë këtu ,qaj si e vogël

E derdh mungesën nëpër vargje

Veç me fjalë malli për motër

Si urim të dërgoj një puthje

E kam lidh me fjongo malli

I kam mbledhur si buqet

Kam vënë shpirtin që të çmallet

Si shënim të palosur

Kam vënë zemrën që të pret

Vitet ikin malli shtohet

Rëndon dhimbja sa një mal

Jo mor jo se nuk largohet

Veç zë kore, si një plagë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT