PËRTEJ JETËS
Mos më pyesni për fizionominë e dashurisë time.
Do tu them vetëm se flasim të njëjtën gjuhë.
Pluskoj si re mbushur gëzime ndjerë rini, freski.
Takuar të njëjtat ndjenja njëra= tjetrën.
I verbër të isha prej dashurisë, gjumit që më vodhe,
Për tiparet e tua në më pyesnin,
Do të thoja;
Ç’ emër ka lumturia e jetës
ku mbrekullitë burojnë e ndihesh etur?!
Të dua me shpirt,
për të mos qënë tokësorë, vetëm.
Të dua me shpirt,
ti, ç’ do stinë fillim = mbarim, jasimin i ndrojtur.
Të dua me shpirt, je caku,
mbi ne, nuk ka zotër.
Me zemër u dashurova,
jo me sy,
Përveç lumturisë, ..Të desha, përtej jetës.