Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritPirro Minella Millona-...." Perballe dy portretet tona...!!!"

Pirro Minella Millona-….” Perballe dy portretet tona…!!!”

.…” Perballe dy portretet tona…!!!”

..Naten vone me doli gjumi. Televizori ndezur ne emisonet e veta. U rrotullova me mendjen time.

Hapa kanalin e kujtimeve.

E cuditshme, me doli para portreti yt.

Sigurisht edhe ty te ka dale gjumi heret, por mos pyet nese une e shoh portretin tend.

Me njeh dhe e di shume mire, qe portretin tend e mbaj fshehur thelle ne shpirtin tim.

Sa here ndjej brenda meje zbrazeti, me del portreti yt, se e di qe ai portret eshte aq i dashur per mua sa edhe emrin ma ka ndryshuar kaq vend ka zene tek une..

Edhe mimika ime ndryshon plotesisht, buza qesh e lumturuar plotesisht dhe faqeve rrjedhin pa u kuptuar ata lote permallimi per portretin tend.

Nuk eshte cudi qe burrrat qajne, po derdhin lot burrat.

Mos harro se edhe burrat lendohen thelle ne shpirtin e tyre.

Por nje gje nuk ta kam thene por mesoje se plaget e burrit nuk sherohen, ato vec zene kore dhe cahen sa here nga kujtimi i portretit tend dhe kullojne perseri gjak te nxehte.

Dua te di a e sheh ndonjehere ti portretin tim, qofte dhe ai casti i dobesise tende, kur si ne ekran te del i plote portreti im?

Apo e largon menjehere duke ndruar kanalin e kujtimeve.

Vetem ai cast qe te del portreti im, a te mbushen syte me lote ate cast kujtimi te embel?

Doja te kisha force te tille te shikoja syte e tu ne ato momente si qajne te gezuar, te lumtur apo te dritheruar per puthjet plot pasion.

Ne ato caste do te deshiroja te shikoja reagimin tend, te lexoja si dikur mendimet e tua, si jane te embela per mua, apo djallezore se tani portreti im nuk ka me ate force universale si dikur per ty.

Por jam i sigurte qe heshtjes qe mbreteron ne dhomen tend te tregon me gisht se ky eshte portreti im.

Desha te isha aty te shikoja reagimin tend.

Ahhh, syte e tu lotues, buzet, qe te dridhen, te perqendrohesha tek mimika jote, qe te besoja se portreti im te ben te qeshesh, apo te rizgjon ate pasionin e tu dikur te rrjedhshem aq embel dhe te plote me mua.

Doja te isha aty te shikoja, qe portretin tim e kerkon ta mbash gjate apo mundohesh ta largosh menjehere e trembur sikur prapa teje te shfaqet djalli.

Mos valle lotet te rrjedhin nga malli i pashur nder kohe te gjate.

……..Te kisha ate force magjike te isha aty prezent ne erresiren e dhomes tende dhe te degjoja heshtjen tende te thelle.

Si flisje ti dhe heshtja jote dhe une duke degjuar te tre tingujt e kenges tone te dashurise…..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT