Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritSheremet Foniqi-Rini e tretur

Sheremet Foniqi-Rini e tretur

Rini e tretur

Mirupafshim..!
mirupafshim..!
Unë do të iki diku larg larg
në ato supet e larta të mergimit
Po më thërrasin si një musafir i panjohur


Vështirë qenka të lesh përqafimet
e ngrohta të dashurisë se prindërve
babës e nënës e të marr rrugë t’largëta
Vetem e vetem për të fituar një kafshatë
të bukës


U largova në një vend të largët
që emrin ende nuk po ja di
Maleve, luginave i lodhur duke ecur këmbë
i rraskapitur,gjithmone në mendje e shpirtë
të familja ime që e lash më lot në sy


At ditë kur dola nga shteëpia ime
kur prindërit më përcollen
U mundova të fshehi lotin
nga prinderit e mi


Kur baba me përshendeti e më përqafoi
Ngadalë mi tha dy tri fjalë prekse
Degjo biri im, plakun e mbanë shpresa
dhe një fjalë e mirë…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT