Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritKorça Bibjana-Dua të të them.

Korça Bibjana-Dua të të them.

Dua të të them.

Kam shumë,
sa shumë, për të të thënë ,
por s’mund të të them “
Gjuha ime pikon fjalë pa zë”
Psherëtimat ulen
në sofrën e shpirtit,
aty ku vesohen
ndjesitë në dehje…
Jehona tyre endet udhëve
të një heshtjeje të mprehtë
pëshpërit, zgjat duart drejt meje
« shshsh..shshshhhh »
Ndërgjegjja më urdheron,
në oren time të çmëndur ;
Ruaj etikën!


Oh sa më pihet shampanjë luksoze ,
por flluskat më plasin
si ëndërra të parëndësishme,
rrotullohen kodrës së zemrës
pastaj thyen në kristale drite
Gjuha ime njeh testin e vetmisë,
gjunjëzuar mbrëmjeve
përballe me një gotë.
I flasim njëra tjetrës,
njihemi kaq gjatë mugëtirave
derisa nje pikëz lot
shkeputet nga retina ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT