Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie Rexhbogaj-NGA FLUTURUAN ENGJËJT

Remzie Rexhbogaj-NGA FLUTURUAN ENGJËJT

NGA FLUTURUAN ENGJËJT

A thua
nga fluturuan këta engjêj
Më ke shkuan
Së bashku në përjetësi


Atje do prehen
të gjithë në qetësi


A thua
sa yje qiellit blu
iu kanê shtue
Nê rreze dielli
mê u shndërrue


A thua
sa shumë ngjyrash ylberi
kanë krijue


A thua
sa lule u vushkën
ende pa lulëzue


Pranverave të ardhshme
për të iu mungue


A thua
sa kohë e gjatë
ka për të kalue


Këto lule të bukura
kanë për t’u kujtue


A thua
sa lumenj
do tê krijohen me lotë
Duke i përkujtue
të dashurit tanë
në kët botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT