-E HAPUR ËSHTË DERA-
Shtyje derën, ti e di që unë të pakyçur e lë,
Në pritje të kthimit tënd pas stuhisë,
Nga dora jote, le të ngashërehen
Menteshat e ndryshkura në heshtjen e pritjes…
Bëj dy hapa në dhomën e ngrirë
Dhe merrmi sërish sytë brenda syve të tu,
Më beso, e shkurtër është jeta i dashur,
Për t’i nxënë krenaritë në orët e veta…