Me vëllaun polic!
Në komunizëm, një polic kontrollonte tre fshatra!
Me diktaturë ishte vendosur qetësia.
Kur kalonte një polic nëpër fshat,
Fshatarit i dridhej këmisha në shtat……
Më duhet një roman t’a tregoj të verteten
Komunizmi dikur na e nxiu jetën
Edhe sot kjo përzierje komunizëm — kapitalizëm
Në zemër na e ka ngulur shtizën.
Ashtu si dikur, e njëjta gjë dhe sot
Shkolla, televizioni dhe institucioni
Njeriun e mirë nuk e ndihmon dot
Të gjitha në sherbim të qeverisë.
Prej droges dhe fukarallekut
Vriten me njëri tjetrin
Pjestarët e shtëpisë
Për të na e terhequr vëmendjen nga hallet
Me stresin Big bradher familja perballet
Dikur edhe në familje, ishin futur spiunat!
Me dhjamë bagëtish, prodhoheshin sapunat!
Shampoja aspak nuk ekzistonte.
Mjerimin e saj shoqëria “festonte”
Sot, ti vëllau im, je polic i kapitalizmit
Askush policin nuk e ka frikë!
Polic të pafajshëm vriten çdo ditë.
Unë i lutëm zotit, për ty dhe polic të tjerë.
Kapitalizmi prodhon krimin derë për derë.
Po zgjat shumë ky tranzicion.
Në parlament kryehajduti drejton
Bijtë e ish komunistëve drejtojnë.
Me pensione qesharake pleqtë po jetojne.
Me rroga të vogla mikroskopike,
Marshon përpara,
Shqipëria heroike.