Për keq u mësuam
1-Ndërvite i grisa këpucët nga rruga,
mëngët i grisa nga zyra e vjetër.
U grisa nga gurët,nga rruga me gunga,
nga letrat që shkrova për jetën.
2-Nga do që kalova,s’dëgjova bilbila,
veç zhaba në ujëra kënete.
U ndesha,u vrava veç me ca kopila,
dobiça me tinguj gërnete.
3-Për keq u mësova me zhaba ugari,
Me këngë bretkosash mjerane.
Betohem!S’e ndjej kur pëllet gomari,
Që rrotull i vjen një putane!