Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e librit“Shkurt e ke”, postimi i fundit i 41 vjeçarit që u vra...

“Shkurt e ke”, postimi i fundit i 41 vjeçarit që u vra mbrëmë në Fushë Kosovë

“Nuk ka vlerë lumturia jote e ndërtuar mbi tragjedinë e tjetrit. Shkurt e ke”.

Kjo është përmbajtja e postimit të fundit në Facebook, të cilën e publikoi i vrari, Arsim Hamiti.

Ai mbrëmë nuk arriti t`u mbijetojë plagëve të marra me thikë në Fushë Kosovë. Ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e tij, teksa hetimet kanë nisur.

Akoma nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje.

Policia e Kosovës tashmë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me këtë rast.

Dy 26-vjeçarë janë kapur nga Policia, me ç’rast është sekuestruar edhe thika që dyshohet se u përdor.

“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.

A.M, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe sekuestuarimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jenë përdorë në rast. Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, njofton Policia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT