Shelgu i rrëzuar
E rrëzuan shelgun dhe bënë me të urë,
Mbi brigjet e lumit përmbi disa gur!
Dikush thoshte: Te shelgu i rrëzuar,
E dikush thoshte: Te ura e ndërtuar!
S’është më rëndësi se kush si i thoshte,
Shelgu na lidhte me fushën bleroshe,
Me fushën ku luanim për çdo ditë me top,
Ishte fushë e bukur tash është bërë gropë!
Më shumë ma kujton ajo fushë femijërin,
Sesa i tërë fshati bashkë me rrethinë!