Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritYmrije Beqiri-NUK DUA TË MBESË NË FLUTURIM

Ymrije Beqiri-NUK DUA TË MBESË NË FLUTURIM

NUK DUA TË MBESË NË FLUTURIM

As unë as koha nuk jemi si më parë
Ndryshim të mëdha kemi pësuar
Në thelb toka është ndezur zjarr
Rruzulli në vapë është mbuluar.

.
S’ka më dimra dhe as truall me borë
Diku mali zbardhon në pakë ditë
Janari vjen sikur është Shtator
E Shtatorin si Gushtin e gjenë.


Bota është bërë më e mbrapsht
As kafshët në pyje rehat nuk i len
Njerëzimit vuajtja i therr në ashtë
E pasanikët mbetën fluturim mbi re!


Nuk dua të mbesë zog në fluturim
Dhe as në galaktika të jetoj
Këtu në tokë është vendi im
Këtu do të vdes e dheu t’më mbuloj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT