Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-DIELLI IKU MATANË

Zymer H. Haliti-DIELLI IKU MATANË

DIELLI IKU MATANË

Atje larg diku në perëndim
Dikur vonë dielli perëndoi…
Me vete mori shpirtin tim
E m’la n’heshtje të meditoj


Sa shumë e doja sot diellin
Të qëndronte në këto çaste
retë e dendura veshën qiellin
Iku dielli hijerënd mbi male


Unë pa diell nuk e dua jetën
Sepse as lulet s’do tê çelin
Të mangut e ndiej dhe vetën
Kur afër nuk e kam diellin…!


Sonte në heshtje po kaloj natën
E n’mëngjes pres të shfaqet dielli
Për shumë gjëra e mbajta fjalēn…
qēndisur bukur me ngjyra ylberi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT